17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Disa nga vendet e botës që do të zhduken në 100 vitet e ardhshme

Rekomandime

Bota është një vend i mrekullueshëm me shumë ishuj tropikal, akullnaja madhështore dhe pyje magjepsëse të shiut, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Mjerisht, shumica e këtyre vendeve nuk do të jenë përgjithmonë.

Në fakt, shumë prej tyre do të zhduken shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit.

Disa nga këto vende janë:

- Advertisement -

Maldivet

Maldivet mund të jenë ishujt më magjepsës në botë për të kaluar pushimet, por vendi tropikal i Azisë së jugut është gati rrugës për tu zhdukur përgjithmonë.

Në rritjet e nivelit global të detit, Maldivet janë gati për tu zhdukur, pasi 80% e 1200 ishujve janë 1 metër apo më pak mbi nivelin e detit.

- Advertisement -

Duke konsideruar të gjitha faktorët, ndryshimin e klimës globale, nivelin e detit, mbeturinat, ky vend me një mesatare prej 1.5 metra mbi nivelin e detit mendohet se nuk do të ekzistoj në 100 vitet e ardhshme.

Venecia, Itali

Problemi i Venecias është i thjeshtë, toka po fundoset me rritjen e nivelit të detit.

Venecia mund të bëhet e papopulluar nga fundi i këtij shekulli pasi situata e nivelit të detit nuk do të përmirësohet.

Duke i marrë parasysh këto kushte klimatike, ajo pritet të fundoset për 100 herë në vit.

Në vitin 2100, deti Mesdhetar pritet të jetë 140 centimetra më i lartë se sa është tani, duke e gllabëruar edhe bregdetin perëndimor të Italisë.

Outer Banksl, Karolina e veriut

Zhdukja e shumë vendeve mund të mos jetë surprizë e madhe për shumë njerëz, sidoqoftë shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm që Outer Banks i Karolinës së veriut do të zhduket një ditë nga faqja e dheut.

Shumë vende do të zhduken nga Karolina e veriut si pasojë e stuhive dhe uraganeve.

Ishujt Hatteras në mes Avon dhe Buxton tani janë 255 me pak nga gjerësia e tyre origjinale.

Sado e dhimbshme të jetë kjo, Outer Banks do të zhduket më shpejtë sesa ne mund ta parashikojmë.

Deti i vd.ekur

Vetëm pse quhet deti i Vd.ekur nuk do të thotë se po vd.es.

Deti i super i kripur në mes Izraelit dhe Jordanisë po zhduket nga faqja e tokës dhe nuk ka asgjë që mund ta ndaloj.

Në vitin 2012, niveli i detit të Vdekur u tkurr për 149 centimetra.

Ka një arsye pse deti i Vdekur po fundoset, pasi njerëzve u duhet kripë.

Kompani të ndryshme nga Izraeli dhe Jordania po e marrin kripën nga deti për biznesin e tyre.

Një e treta pjesë e sipërfaqes së detit është zhdukur tashmë duke rrezikuar kështu edhe ekosistemin përreth.

Akullnajat e Parkut Kombëtar të Glacier, Montana

Është e ditur për shumë banor të Montanës se akullnajat në parkun kombëtar do ët zhduken rreth vitit 2030.

Akullnajat dikur masive dhe madhështore brenda Parkut Kombëtar Glacier po kthehen me shpejtësi në atë që ekologu Daniel Fagre e quan “gunga të vogla të parëndësishme të akullit “, megjithëse nuk jemi në favor të parkut që ndryshon emrin e vet për të pasqyruar këtë.

Shumë akullnaje në park tashmë janë zhdukur plotësisht.

Deri në vitin 2010, vetëm 25 akullnajat mbuluan 25 hektarë ose më shumë.

Fakti i thjeshtë është se pjesët gjigante të akullit po shkrihet, dhe nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndaluar atë.

Mali i akullt i Kilimanxharos në Tanzani

Mali Kilimanxharos është një nga peizazhet më ikonike në gjithë botën, ose më saktë ishte dikur.

Will Gadd një aventurist i National Geographic, vizitoi këtë vend ai u habit nga ajo që pa.

Në pritje të një peizazhi të mbuluar më akull, ai pa një vend krejtësisht të thatë dhe të shterur.

Shkrirja e akullit të Kilimanxharos nuk është diçka e re, pasi periudha midis viteve 1912 dhe 2011 tregoi që 85% e akullit të malit do të zhduken, ndërsa pjesa tjetër do të zhduket plotësisht deri në vitin 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit