-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Analisti Ibrahimi: Konjufca i gatshëm për çdo sakrificë, qoftë edhe dorëheqja nga posti i kryetarit

Rekomandime

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje i bëri një ofertë ‘përfundimtare’ Lidhjes Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Në të përfshihej oferta që nga 12 ministri të kalohet në 14 ministri, gjashtë për LDK-në dhe pesë të tjera për Vetëvendosjen.

Kurse është pikërisht LDK-ja që sot bëri publike ofertën që i dorëzoi së fundi LVV-së.

Në të ndër të tjerash parashihej që LDK-ja të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj posti i të parit të Parlamentit sërish t’i kalojë VV-së.

- Advertisement -

Por duhet theksuar se Lëvizja Vetëvendosje javë më parë zgjodhi Glauk Konjucën në krye të Kuvendit të Kosovës, madje ai u votua edhe nga vetë deputetët e LDK-së.

Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se Konjufca e ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë sakrifica për një të mirë të përgjithshme dhe nëse kërkoi nga ai, nuk dyshon se do të jetë i gatshëm për çdo sakrificë personale, qoftë edhe dorëheqje nga posti i kryetarit, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

Sipas tij, mbetet të shihet nëse edhe të tjerët janë të gatshëm në VV për një sakrificë të Glaukut.

Postimi i plotë:

Për mua Glauk Konjufca është përsoni që gëzon respektin më të lartë në LVV.
Ai e ka dëshmuar se është i gatshëm të bëj saktifica për një të mirë të përgjithshme (qëndrimet e tij gjatë krizës me Shpendi &co, është shembulli më i mirë).

Nëse kërkohet nga ai, nuk dyshoj që do të jetë i gatshëm për çdo sacrifice personale, qoftë edhe dorëheqja nga posti i kryetarit.

Mbesim të shohim a janë të gatshëm edhe të tjerët në LVV për një sakrificë të Glaukut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit