1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Analisti kosovar thirrje gazetarëve: Bojkotoni takimet e VV-së dhe LDK-së

Rekomandime

Pas tre orësh ka përfunduar takimi në Kuvend mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Sërish palët nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, përveç asaj që takimet mes VV-së dhe LDK-së të vazhdojnë.

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kërkuar nga gazetarët të cilët pritën për më shumë se tri orë vetëm për t’u njoftuar se takimet do të vazhdojnë, që të bojkotojnë takimet që ai i ka quajtur “shterpë” të VV-së e LDK-së, shkruan Reporteri.net.

“Gazetarët duhet t’i bojkotojnë takimet shterpë VV-LDK. Është fyerje për ta dhe pët qytetarët që pas disa orë pritje, zyrtarët e partive t’iu thonë se janë pajtuar për t’i vazhduar takimet”, ka shkruar Mushkolaj.

Kujtojmë se, pas më shumë se tri orë bisedimesh, dy partitë kanë dalë me deklarata jo mjaft premtuese rreth bisedimeve për koalicionin e re qeverisës. Ata kanë thënë se tashmë nuk kanë shumë për të bërë mirëpo se bisedimet do të vazhdojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit