4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Koalicioni LDK-AAK shumë afër, por çfarë thoshte dikur Ibrahim Rugova për Ramush Haradinajn

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta marr gjatë kësaj jave mandatarin për formimin e Qeverisë nga presidenti Thaçi. Me shumë gjasa, LDK do të formojë Qeverinë e re bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

- Advertisement -


Raportet e LDK-së me AAK-në burojnë që moti, që nga koha kur kryetar i partisë ishte Ibrahim Rugova.

Në vitin 2004, LDK kishte dalur e para në zgjedhje me 44 deputetë, por ky fakr s’e kishte penguar ish-presidentin Rugova që postin e kryeministrit të ia linte Ramush Haradinajt, shkruan Haradinaj.

Ish lideri i UÇK-së kishte qëndruar si kryeministër vetëm 100 ditë pasi që kishte dhënë dorëheqje për shkak të aktakuzës që iu kishte ngritur nga Tribunali i Hagës, ku më pas kishte dal i pafajshëm.

- Advertisement -

Ibrahim Rugova e kishte çmuar lart figurën e Haradinajt.

“E çmojmë shumë gjestin e kryeministrit Haradinaj që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe them lirisht si gjithmonë, si të gjitha gjestet e Haradinajt, ky është një gjest i madh patriotik dhe të gjithë e dimë se zoti Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte një figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi dhe tani edhe në skenën politike në Kosovë”, kishte deklaruar Rugova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit