1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Analisti serb: Kosova nuk është e jona, ato janë rrena sërbe!

Rekomandime

Para diku dy vjetësh, një kolegë imi më i vjetër, që merret me tema shoqërore-politike mbi të kaluarën e errët të Serbisë, më pyeti nëse kisha qenë ndonjëherë në Kosovë?

- Advertisement -

-Jo! – shkruan në “Danas” analisti Nikolla Kerstiq, transmeton Koha.net.

“Dhe asnjëherë mos shko”.

-Pse? – pyet ky krejtësisht i hutuar.

- Advertisement -

“A e di ti çfarë lëmshi është puna e saj?”

Mos ta teproj shumë, që nga Pashiqi e këndej, Kosova është nisur që me themel e sistematikisht të mitizohet në opinionin më të gjerë. Duket paradoksale që kjo copë tokë filloi të “derdhet nëpër gishta” qysh nga fillimi i shekullit XX, kur në luftërat ballkanike u sul me tërbim hakmarrës ndaj çdogjëje që nuk ishte serbe, duke kujtuar se në këtë mënyrë të gjitha do t’i bëjë pronë të veten. Mirëpo, siç do të dalë vite më vonë, ajo ishte larg e më larg nesh. Sa më shumë e ngushtonim rrethin ndaj saj, ajo edhe më shumë largohej prej nesh.

- Advertisement -

Dorën në zemër, pa i bërë lajka titostalgjisë, u provua me zgjidhje pragmatike që Serbisë njëherë e përgjithmonë t’i hiqej nga qafa ai gurë, duke i dhënë autonominë me Kushtetutën e vitit 1974, që disi në mënyrë procesuale, në shtigje të gjata, të zgjidhet dhe të përfundojë. Por, kur s’lë dreqi, duke iu turrur me dhunë më 1990, kur asaj iu mor ajo autonomi me vrazhdësi, u pa se Kosova (dhe Metohia), në fakt, është viktimë e posesivitetit dhe vartësisë sonë neveritëse kundruall këtij djepi të ëndrrës mijëvjeçare serbe.

Por, në fakt, ç’është ajo në realitet, sikur të isha i detyruar që dikujt, ndonjë tipi, nga Zelanda e Re, t’ia shpjegoj?

ajo është një pjesë më e pazhvilluara në Europë, që ishte, është e do të mbetet udhëkryqe e përhershme e narkotikëve, e prostitucionit dhe armëve; burim i shpërfilljes, varfërisë, fanatizmit dhe sëmundjeve të llojllojshme; epiqendër gangsterizmi, bandash e klanesh kriminale: vend nga i cili ik popullata serbe e shqiptare me të gjithë bagëtinë, teshë e koteshë drejt një ardhmërie më të mirë e më të ndritshme; pikë e zezë në të cilën askush me mendje të shëndoshë nuk do të kthehet kurrë…

Për nëntëdhjetë e pesë për qind të serbëve ajo paraqet Valhallin e popkulturës ku nuk kanë qenë asnjëherë, e as që e kanë ndërmend të shkojnë. Në fakt, është një vilajet i errët që ka dehumanizuar shansin, secilit që ndodhet atje poshtë,për çfarëdo lloj marrëveshjeje.

Ajo po ashtu është një fushë e mallkuar në të cilën ushtria dhe policia serbe bëri segregacion nazist gjatë viteve të fundit të shekullit të kaluar, çfarë nuk ishte parë në truallin e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.

ai vend i shenjtë, ku janë manastiret, kishat e ikonat serbe, kufomat e shqiptarëve – grave, fëmijëve dhe pleqve u transportuan me autofrigoriferë në varreza masive nëpër Serbi.

Prandaj, për shkak të një aso Kosove me daulle fituam ata tre muaj kur nga qielli reshën bombat e NATO-s.

Dhe tani prapë dikush dëshiron të thotë se ajo Kosovë është e jona? Faleminderit, nuk është më e jona, por, kur mendoj më esëll, se a është më normale, pas gjithë kësaj, që ajo fare të jetë e ndokujt?

Meqë ajo është vetëm një tokë e shkretë e njerëzve të mërzitur, ca serbë, ca shqiptarë, që atje poshtë, nga zori, janë të detyruar të jetojnë, të izoluar nga e gjithë bota, meqë, ja, nuk kanë pasur fort mundësi të zgjedhin ku të lindin. Kjo është një trevë që ka përjetuar shumë hidhërime, vaje, klithma dhe dhembje. Ky është një vend ku as djalli i zi nuk do të mund të kotej.

Dhe tani, kur dëgjoj nga llomotitësit populistë dhe djathtistët e salloneve, se konflikti duhet ngrirë, të pritet ndryshimi i rrethanave botërore, do t’i lusja po ata, që të zbresin poshtë, natyrisht nëse ua mban, që ta mbledhin atë popull nëse dinë ta mbledhin, edhe shqiptarët, edhe serbët, dhe t’ua shpjegojnë me gjuhë të thjeshtë, meqë, ç’të bësh, njerëzit nuk jetojnë në Beograd, që t’i kuptojnë ato lloj pikëpamjesh me nivel të lartë intelektual e të emancipuara, se do të duhet megjithatë edhe pak të presin, të durojnë, vetëm edhe disa vite, ndoshta edhe më shumë, që edhe pak të urrehen ndërmjet vete, ndërsa njëfarë zgjidhje do të gjendet, ndërsa thua Kosmet, në të ardhmen e trazuar.

T’u thonë ashtu, kur t’i shikojnë, ashtu të mërzitur, të lodhur e të munduar, e pastaj, pas atyre fjalimeve, të hedhin shikimin pas tyre; do të shohin në largësi, sa çel e mbyll sytë, këtë ua garantoj, turmën e pafund, që do të përbëhej nga mbi dhjetë mijë të pafajshmish, që askujt s’i kishin gjë borxh, dhe të vrarë – se si vështrojnë në heshtje dhe pa fjalë ata të cilët kishin pësuar nga soji i këtyre

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit