10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Faton Peci e mbron Vjosa Osmanin: Nuk punëson shërbyes civilë në Zyrën e Presidentit

Rekomandime

Faton Peci – këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo e fundit nuk punëson shërbyes civil në Zyrën e Presidentit.

- Advertisement -

Sipas tij, të emëruarit e apostrofuar nga disa media nuk janë shërbyes civilë të punësuar në Zyrën e Presidentit, por janë të emëruar politikë në Kabinetin e u.d. Presidentes.

“Ligji për Presidentin specifikon qartë dallimin mes emërimeve politike të cilat bëhen në Kabinetin e Presidentit dhe rekrutimet e shërbyeseve civil të cilat bëhen përmes shpalljeve publike nga administrata e Presidencës në Zyrën e Presidentit”.

“Kjo ndarje e stafit politik dhe shërbyesve civil është e qartë në të gjitha institucionet brenda e jashtë shtetit. Mandati i të emëruarve politik në Kabinetin e Presidentit pushon me përfundimin e mandatit të Presidentit. U.d. Presidentja nuk e ka punësuar asnjë zyrtar në ZPRK të cilit do t’i vazhdonte kontrata pas përfundimit të mandatit të saj. Kurse, të emëruarit politik (siç janë këshilltarët) janë në diskrecion të plotë dhe përzgjedhje e Presidentit, jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend tjetër. u.d. Presidentja qysh në fillim të mandatit ka nxjerrë Vendim për suspendimin e të gjitha procedurave për punësime/rekrutimit të stafit civil në Presidencë, për shkak të dyshimeve për parregullsi dhe ai Vendim ende mbetet në fuqi”.

- Advertisement -

“Për më shumë, u.d. Presidentja as për afër nuk ka plotësuar numrin e të emëruarve në Kabinetin e saj krahasuar me kabinetet e ish-Presidentëve, edhe pse vëllimi i punëve është shumëfish më i lartë. Që nga dita e parë ka treguar zero tolerancë ndaj paligjshmërive dhe duke kursyer dhjetëra fish më shumë buxhetin e institucionit dhe paratë e taksapaguesëve të Republikës së Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit