9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Analiza e fortë: Ky do të jetë testi serioz i koalicionit VV-LDK

Rekomandime

“Fitorja e opozitës VV-LDK, të paktën do të shndërrohet në fitore të Pirros, nëse vërtetë koalicioni i ri nuk arrin që gjatë vitit të parë qeverisës t’ia heqin mandatin dhe shkarkojnë edhe kuislingun Hashim Thaçin nga pozita e kreut të shtetit, si dhe dërgojnë atë pa vonesë, atje ku e ka vendin për shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe aventurat e tij kolaboracioniste për pazare territoresh me Serbinë në dëm të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Mbajtja e premtimit për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e kryetarit të shtetit për shkak të shkeljes së Kushtetutës, me zotimin për të arritur marrëveshje me Serbinë me idenë e shkëmbimit të territoreve, sipas analistëve politikë do të jetë testi i parë serioz i koalicionit LVV- LDK në Kuvendin e Kosovës.

Frika se ky zotim mundë të jetësohet shpejtë, sipas analistit Gani Qarri, i ka bërë të heshtin dhe të mos flasin rreth planit të tillë kriminal, autorët e tij që deri para pak kohësh e promovonin me shumë pompozitet.

“Siç duket tanimë nga vet heshtja e pështirë dhe ftohja e pazakontë që po tregojnë ndaj tij, jo vetëm presidenti i Serbisë, por edhe baroni i narko tiranisë në Shqipëri Edvin Kristaq Rama, kuislingu Hashim Thaçi që nga rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit, ka filluar ta parandiejë fort vetminë e madhe që sapo ka nisë ta rrethojë dhe dënimin e merituar që e pret për të gjitha bëmat e paprecedent kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. Në asnjë konotacion nuk mund të thuhet se një fitore e tillë, si kjo e 6 tetorit, që unë do ta quaja-Fitore e Epokës, e cila pas dy dekadash keqqeverisje dhe kapje të shtetit nga politik bërësit e kriminalizuar, shkaktoj shembjen e madhe, të quhet e plotë, fitorja e opozitës VV-LDK, të paktën do të shndërrohet në fitore të Pirros, nëse vërtetë koalicioni i ri nuk arrin që gjatë vitit të parë qeverisës t’ia heqin mandatin dhe shkarkojnë edhe kuislingun Hashim Thaçin nga pozita e kreut të shtetit, si dhe dërgojnë atë pa vonesë, atje ku e ka vendin për shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe aventurat e tij kolaboracioniste për pazare territoresh me Serbinë në dëm të Kosovës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -
Gani Qarri

Këtë skenar kriminal, sipas analistit Qarri tani e zbuloi se plotësisht të përfolur e të mirë përgatitur për zbatim, edhe vetë ish zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ish udhëheqëse dialogut me Serbinë në mandatin e kryeministrit Thaçi, e cila thotë se vota e 6 tetorit ishte votë e dënimit për keq qeverisjen, korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend.

“Madje për pjesën më të madhe, kjo votë ishte grushti më i rëndë i deritanishëm që goditi njëkohësisht mbi kokë, disa lojëra gjeopolitike të cilat rrethuan Dialogun e Brukselit me idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve të shtetit të Kosovës, në të cilat ishte i përfshirë edhe vet presidenti renegat i Kosovës Hashim Thaçi, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, kryeministri narkoman i Shqipërisë dhe një listë e gjatë e lobistëve, të brendshëm dhe të jashtëm”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Duke përcjellë edhe situatën pas zgjedhore dhe debatet që po bëhen rreth procesit të vazhdimit të dialogut me Serbinë, edhe nga LVV edhe nga LDK, Qarri beson se të dyja palët do ta mbajnë premtimin, që përfundimisht Hashim Thaçi të nxirret jashtë loje, fillimisht të largohet nga procesi i bisedimeve, e pastaj të kërkohet edhe përgjegjësia për shkelje kushtetuese nga ana e Gjykatës kushtetuese, për ta shkarkuar atë.

“Pra, mu kjo votë ishte goditja më e fortë për atë lloj skenari, si dhe një dëshmi vendimtare e popullit të Kosovës, i cili si sovran i këtij vendi, me vendimin e vet, tregoi edhe një herë, se kufijtë e shtetit tonë sado të brishtë, nuk janë kufij që mund të ndryshojnë aq lehtësisht, ngase ne kemi luftuar 100 vjet për ta çliruar dhe bërë shtet të lirë e të pavarur Kosovën. Ndaj të gjithë duhet ta kenë të qartë dhe kuptojnë njëherë e përgjithmonë, se në Ballkan kufijtë nuk mund të ndryshojnë pa luftëra, në i vendosëm ato me luftëra, dhe nëse do të ndryshonin, për fat të keq do të çonin sërish në luftëra të reja”, përfundoi analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit