7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Analiza:Pse Putin po heziton të nis suImin ndaj Ukrainës?

Rekomandime

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhënë urdhër ushtrisë së tij që të përgatitet për invadimin e Ukrainës por ai është duke hezituar që të japë dritën e gjelbër.

Francezët pohojnë se ai është pajtuar që ta takojë Presidentin Biden pas takimit ndërmjet ministrit Lavrov dhe Sekretarit Blinken më 24 shkurt.

- Advertisement -

Për Amerikanët,, e gjithë kjo është një shans që rusët të mos e suImojnë Ukrainën. Moska thotë se nuk ka palën për takim presidencial, lexojeni analizën e Daniel Serwer, profesorit dhe ish-diplomatit amerikan, të shkruar në faqen e tij, peacefare. net.

Çfarë po ndodhë? Ka disa shpjegime të mundshme:

Përgatitjet ushtarake ende nuk kanë përfunduar

- Advertisement -

Putini nuk është i kënaqur me mbështetjen e brendshme në Rusi dhe Donbas

Paralajmërimi kinez e ka bërë që të pauzojë

- Advertisement -

Përpjekjet diplomatike janë premtuese

Kërcënimi i Perëndimit me sanksione është duke dekurajuar veprimin

Përgatitjet ushtarake

“Unë nuk jam ekspert ushtarak, por gazetarët raportojnë se komandantët rusë kanë gjithcka që u nevojitet për të proceduar. Furnzimiet me gjak dhe shpitalet fshuore janë në vendet e tyre që nga java e kaluar. Putini ishte duke gënjyer kur tha se forcat ruse janë duke u tërhequr. Atje tani janë 150 mijë forca, mjaftueshëm për ta pushtuar dhe vënë në kontroll një pjesë të territorit por jo bollshme për ta okupuar krejt territorin.

Unë ende nuk nuk jam i prirur të besoj se objektivi rus është futja në dorë e Kievit. Unë mendoj se qëllimi i tyre është që Deti Azov të shndërrohet në liqe rus. Një lëvizje drejt Kiev’it mund të që ukrainasit ti zvogëlojnë praninë e tyre në jug. Por një suIm serioz ndaj Kievit mund të shkaktojë një katastrofë që do të ishte e vështirë për rusët ta riparojnë, për të mos e përmendur këtu rezistencën dhe armiqëinë e Ukrainës.

Mbështetja në Rus dhe në Donbas

Parlamenti rus tashmë i ka kërkuar Putinit që t’i njeh autoritetet kukulla ruse në Donetsk dhe Luhansk, sikur që ka bërë në Osetinë Jugore dhe Abkhazi të Gjeorgjisë. Autoritetet de facto të Donbas kanë urdhëruar evakuimin e civilëve, shumë prej të cilëve janë duke u pajisur me shtetësi ruse.

Por në masë të madhe ata nuk janë duke u larguar edhe pse forcat ushtarake rebele kanë shtuar bombardimet të caqeve ukrainase për të provokuar një reagim. Disponimi popullor në Rusi nuk favorizon një ivazion të shkallës së gjerë në Ukrainë. Por shtrirja e kontrollit në zonën e Donbas nuk do të dëshmohet si problematike as në Rusi e as në pjesët kryengritëse të Donbas.

Kundërshtimi kinez

Presidenti Xi nuk i ka dhënë një miratim me gojën plotë Putinit që e ka kërkuar për invadimin e Ukrainës kur u takuan në hapjen e Lojërave Olimpike në Pekin. Pastaj, javën që shkoi Ministri i Jashtëm i Kinës përdori Konferencën e Sigurisë në Munih për ta mbështetur pozicionin e Rusisë që Ukraina të mbetet jashtë NATO’s por edhe për ta tërhequr mbështetjen për planet e Putin për invadim.

Kina favorizon vazhdimin e përpjekjeve diplomatike. Rusisë do t’i nevojitet dëshpërimisht Kina për tregëti në rast të sanksionev nëse ivazioni vazhdon. Pekini, do që të evitohet përkeqësimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me SHBA’në. Putini duhet përsëri të kërkojë dhe marrë garancitë kineze.

Përpjekjet diplomatike

Ka shenja të vogla se përpjekjet diplomatike po japin rezultat. Sipas Presidentit të Francës macron, Putin është pajtuar që të takohet me Ukrainën dhe OSBE’në. Por kjo nuk është diçka jo substanciale.

SHBA e ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë që Ëashingtoni të garantojë se nuk ka anëtarësim të Ukrainës në NATO. Moska ka vazhduar të insistojë. Amerikanët kanë provuar që ta ndryshojnë agjendën diplomatike për kufizim reciprok të aramatimit dhe forcave konvencionale. Ata shpresojnë se Rusia do t’i shohë këto si përgjigje ndaj përpjekjeve të Moskës për zmbrapsjen e forcave të NATO’s nga kufijtë e saj. Putin, sidoqoftë, nuk po e blen këtë. Ai do që forcat ruse mu në kufijtë e Baltikut, Polonisë, Bjellorusië ose Ukrainës.

Sanksionet

Sanksionet janë një faktor i mundshëm që Putin po heziton. Britania është e përgatitur që t’i jap fund qasjes së Rusisë në pasuritë dhe funtat britanike. Amerikanët me gjasë janë të gatshëm të bëjën diçka të tillë. Për një vend që varet nga eksportet e gazit dhe naftës, të dyja të denominuara në dollarë apo ndonjë valutë të rëndë, kjo do të ishte diçka e madhe.

Nuk e dimë se cfarë i ka thënë kancelari Scholz Putinit gjatë vizitës në Moskë javën që shkoi. Por, Presidenti Biden ka ripërsëritur se gaspërcuesit Nordstream 2( i përfunduar por ende jo operacional), do t’i vije fundi nëse Rusia invadon. Ne nuk e dimë se cka nënkupton kjo. Scholz me gjasë e di. Ai nuk ka treguar shenja mospajtimi me Biden.

Vijat fundore

Putin është duke i fshehur, por është duke dyshuar. Unë do të thosha se 40% e hezitimit të tij ka të bëjë me sanksionet dhe faktorin Kinë. Mbështetja në Rusi dhe Dponbas si dhe përgatitjet ushtarke, secilës do t’ia jepja nga 10 përqind. Faktori diplomatik është i rëndësishëm deri atëherë kur Blinken i thotë Putinit se amerikanët janë të vullnetshëm për të negociuar. Kjo i jep atij arsye që të mos nxitojë derisa të përfitojë Kinën dhe sa ta rregullojë cështjen e sanksioneve.

Përsëri, ivnadimi është ende më i mundshëm se sa e kundërta. Putin është duke hezituar, por ende nuk ka humbur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit