0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Analizë: Albin Kurti gjendet “mes dy zjarresh”, ja prapaskena

Rekomandime

“Mendoj se pozita në të cilën tani gjendet Qeveria e Kosovës, Qeveria Kurti, nuk është në ndonjë situatë të mirë. Presionet ndërkombëtare janë rritur dhe tani më sikur që po raportohet në medie vendore e ndërkombëtare, shihet që ka edhe kushtëzime nga i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, dhe unë mendoj që në këtë situatë Albin Kurti gjendet në mes të dy zjarreve. Ai duhet ta pranon presionin i cili tashmë është i madh nga z. Grenell për ta hequr taksen, por nga ana tjetër është edhe presioni i madh i opozitës PDK, AAK, NISMA nga të cilët nuk përjashtohet mundësia që të organizohen edhe protesta kundër Qeverisë”, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analisti dhe profesori universitar, Jeton Kelmendi duke e përcjell me kujdes presionin ndërkombëtar që po i vjen së fundi Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti për ta suspenduar pa kushte taksën ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, thotë se Kosova nuk duhet ta rrezikojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës , për shkak të vazhdimit të refuzimit për heqjen e taksës 100%, por duhet të gjendet një formulë e kompromisit që taksa të suspendohet për t’i hapur rrugë dialogut.

- Advertisement -

Këtë qëndrim, profesor Kelmendi e ka shfaqur për Kosova Sot Online”, pas vërejtjes së fundit të ambasadorit amerikan në Berlin, i dërguar special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka përsëritur se taksa 100% duhet të hiqet.

“Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Tvitter.

Kelmendi thotë se ky është vetëm fillimi i betejave qe e presin Kurtin si kryeministër, prandaj ai dhe Qeveria duhet të përgatiten për kompromisin që duhet të ndodhë, por kompromis me kushte dhe kërkesa konkrete.

- Advertisement -
Jeton Kelmendi

Mendoj se pozita në të cilën tani gjendet Qeveria e Kosovës, Qeveria Kurti, nuk është në ndonjë situatë të mirë.

Presionet ndërkombëtare janë rritur dhe tani më sikur që po raportohet në medie vendore e ndërkombëtare, shihet që ka edhe kushtëzime nga i dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump, dhe unë mendoj që në këtë situatë Albin Kurti gjendet në mes të dy zjarreve.

- Advertisement -

Ai duhet ta pranon presionin i cili tashmë është i madh nga z. Grenell për ta hequr taksen, por nga ana tjetër është edhe presioni i madh i opozitës PDK, AAK, NISMA nga të cilët nuk përjashtohet mundësia që të organizohen edhe protesta kundër Qeverisë.

Në një situatë të tillë duhet të gjendet një variant për ta anashkaluar dhunën që mundë ta ushtron opozita, që vërtetë mundë të jetë e dhimbshme, sepse nuk është interesi i Kosovës që të acarohen marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, por këtu qeveria duhet të jetë shumë vigjilente në mënyrë që taksa të suspendohet si kompromis me kërkesa konkrete ndaj SHBA-së dhe BE-së për të përfituar në avancimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit të Kosovës”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Duke qitur kushte konkrete ndaj BE-së dhe SHBA-ve, sipas Kelmendit do të neutralizohej edhe kundërshtimi i opozitës, pasi kushtëzimet e Kosovës do të ishin sa të drejta edhe fare lehtë të realizueshme, pa u pyetur fare pala serbe.

Nuk duhet të mbetet vetëm kërkesa ndaj Serbisë për heqjen njohjeve. Nga SHBA-ja duhet të kërkohet konkretisht se çka do të investohet në Kosovë pas vendimit të suspendimit të taksës, dhe kur do të investohet, pra veprime konkrete në kohën konkrete.

Hapi i dytë, kushti i dytë që duhet të vendoset nga Kosova duhet të jetë që me procedurë të përshpejtuar të pranohet Kosova në NATO kështu siç është tani, kurse në vazhdim e sipër do të shkonte edhe duke u profesionalizuar dhe përgatitur akoma më mirë ushtria e Kosovës.

Hapi tjetër, apo kushti tjetër që duhet ta qet Kosova në tavolinë karshi Bashkimit Evropian, në shkëmbim të heqjes së taksës duhet të jetë jo vetëm liberalizimi pa kusht i vizave për të cilin edhe BE-ja thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet dhe standardet, por të kërkohet me automatizëm hapja e negociatave për anëtarësim të Kosovës në BE, që Kosova ta merr statusin e kandidatit.

Pra Kosova duhet ti nxjerr në tavolinë këto kushte para BE-së dhe para SHBA-ve me qëllim që të përmbushet edhe kërkesa për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, por natyrisht duke paralajmëruar që në momentin e parë që ndodhë ndonjë pengesë e Serbisë në rrafshin ndërkombëtar, taksa do të rikthehet, ose do të vendoset bilateraliteti-reciprociteti”, shton profesor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Në këtë rast nuk duhet të jenë kokëfortë as Kryeministri Kurti dhe as kryeparlamentarja Osmani në kërkesë të tjera, sepse tek e fundit tani janë edhe zgjedhjet në SHBA dhe me këto kërkesa-kushte ndaj SHBA-ve dhe BE-së do të bëhen mjaftë eskivazhe deri në marrjen e përgjigjes nga ana e tyre, dhe do të vjen koha zgjedhjeve në SHBA, për çka ka shpresë që presidenti i tanishëm Trump më nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, dhe politika amerikane ndaj Kosovës do të jetë akoma më e favorshme, për të arritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë pa u cenuar dhe dëmtuar interesi i shtetit të Kosovës”, përfundon për “Kosova Sot Online”, profesori universitar, Jeton Kelmendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit