9.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Anëtari i PSD’së: Me Albin Kurtin mund të përsëritet një diktaturë si e Enver Hoxhës në Shqipëri

Rekomandime

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, po vazhdon ta kritikojë Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurtin.

- Advertisement -

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, Krasniqi ka thënë se me Kurtin mund të përsëritet një diktaturë si ajo e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka vullnet për të shkuar në këtë drejtim.

“Në Kosovë do të përsëritet një diktaturë si e Enver Hoxhës në Shqipëri.

- Advertisement -

Nëse mëherët diktaturë ka qenë me ekzistu vetëm një televizion, sot diktatura është që lideri shkon te televizioni që e zgjedh vetë, i zgjedh analistat vetë e i zgjedh pyetjet vetë, gjë që e bëri Albin Kurti para disa ditëve dhe kjo është një shenjë. Ky njeri nuk e pranon asnjë sfidë.

Unë nuk e di në çfarë niveli mbrrin, sepse me ndodh një diktaturë duhet të plotësohen edhe rrethana tjera, por e di çfarë vullneti ka Lëvizja Vetëvendosje”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit