-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Anëtarit të PDK-së i lind djalë, bashkëpartiakët festojnë me armë

Rekomandime

Kryetari të rinjëve të Partisë Demokratike të Kosovës (RDK) në Ferizaj, Fisnik Bislimi është bërë baba. Për lindjen e djalit, ai mbrëmë e ka organizuar një festë me këngë rapsodike, ndërsa bashkëpartiakët e tij janë përkujdesur që t’ia bëjnë edhe më atraktive atë, duke gjuajtur me armë zjarri.Përveç anëtarëve të tjerë të partisë, pjesmarrës në festën e rrezikshme ka qenë edhe kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi.Gazeta Sinjali ka siguruar video-incizimet ku shihet e dëgjohet se vazhdimisht gjatë ndejës ka pasur gjuajtje me armë.

- Advertisement -

Pavarësisht se krismat nga shkrepjet e armëve ishin shumë të shpeshta, ish-kandidati i PDK-së për deputet, Donjet Bislimi thotë se nuk e ka parë dhe nuk e ka dëgjuar ndonjë të shtënë.
“Unë nuk e kam pa që ka ndodhë ajo punë. Absolutisht nuk kam dëgju krisma”, ka thënë Bislimi për Gazetën Sinjali.Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në ndejë, por ka thënë se pjesëmarrja e tij në atë festë nuk ka aspak rëndësi.

“Çfarë rëndësie ose çfarë relevance ka pjesëmarrja? Nuk ka kurrfarë rëndësie pjesëmarrja nëpër ndeja private”, ka thënë Bislimi.Nga bashkëpartiakët e Fisnik Bislimit që morën pjesë në ndejën e organizuar nga ai, ishin edhe sekretari i Rinisë së PDK-së, Albrim Badallaj, sekretari Elektoral i RDK-së në Prishtinë, Florian Beka e kryetari i Rinisë së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit