14.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Angela Merkel shihet duke blerë vetë në një dyqan

Rekomandime

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një dyqan, duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.

- Advertisement -

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Bild, shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.

Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave, transmeton Gazeta Express.

Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartelë bankare.

- Advertisement -

Merkel njihet për sjelljen modeste. Ajo edhe më parë është fotografuar duke e kryer vetë pazarin për nevojat shtëpiake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit