16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Angli/Gjesti prekës i berberëve shqiptarë për tu solidarizuar me gruan me tumor

Rekomandime

Caroline Ross, pasi nisi të përballej me rënien e flokëve për shkak të trajtimit me kimioterapi, vendosi që të shkonte tek berberët “Huntsman” për të prerë flokët që po i binin për shkak të kurës. Por aty u përball me pronarin shqiptar të sallonit Andi Bica, i cili donte që t’i hiqte frikën dhe sikletin duke vendosur që edhe ai dhe ndihmësi i tij të “rruanin kokën”.

Pamjet emocionale në videon e shpërndarë në rrjetet sociale nga Caroline Ross tregojnë momentin kur Bica fillon të presë flokët e saj biondë të hollë me gërshërë derisa ai ndalon për të njoftuar se ‘nuk dëshiron ta lërë vetëm’, kështu që ai dhe kushëriri Kledian Peci do të presin flokët dhe do të dalin tullac për ta mbështetur.

- Advertisement -

Në video duket Ross e cila thërret e tronditur “në asnjë mënyrë”, ndërsa pas saj 21-vjeçari Kledian, fillon të presë flokët para se 30-vjeçari Bica, të ndalojë punën me flokët e Ross dhe ti bashkohet.

Pas kësaj Bica pastaj i jep një përqafim dhe i thotë ‘do të jesh mirë’ para se të përfundojë prerjen e nënës së dikujt pa i ngarkuar asaj asnjë qindarkë.

Zonja Ross, banuese në Leicestershire ish -kuzhiniere dhe pronare e klubit të natës tha se veprimet e çiftit në fillim të këtij muaji e bënë atë të qetë pasi kishte frikë të priste flokët e saj, dhe ajo i përshëndeti ata heronj që i dhanë asaj besimin për të “ecur me krenari”.

- Advertisement -

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit