1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ankohen afganët: Amerikanët u larguan në 3 të mëngjesit, pa na njoftuar

Rekomandime

Komandanti i ri i bazës ajrore, Bagram, tha se ushtria amerikane u largua nga ky vend në pikë të natës dhe pa i njoftuar afganët.

- Advertisement -

Gjenerali Asadullah Kohistani i tha televizionit BBC se forcat amerikane u larguan nga baza Bagram në orën 3 të mëngjesit të së premtes dhe se këtë veprim ushtria afgane e ka marrë vesh disa orë më vonë.

Në këtë bazë ndodhet edhe një burg dhe raportohet se aty janë duke u mbajtur deri në 5.000 të burgosur talibanë. Talibanët janë duke avancuar shepjt në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane.

Gjenerali Kohistani tha të hënën se forcat afgane presin që talibanët ta sulmojnë bazën Bagram, shkruan BBC.

- Advertisement -

Duke folur para gazetarëve në bazën ajrore, ai tha se tashmë ka marrë raportime se talibanët janë duke bërë lëvizje në zonat rurale, afër vendndodhjes së bazës.

“E dini, nëse e krahasojmë veten me amerikanët, është dallim i madh. Por në bazë të kapaciteteve tona, ne po mundohemi ta bëjmë më të mirën dhe sa më shumë që është e mundshme për t’i siguruar dhe për t’iu shërbyer të gjithë njerëzve”, tha ushtaraku afgan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit