Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përplasje mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kujtim Shala dhe Arben Gashi si dhe deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca.
- Advertisement -
Kjo kishte ndodhur pas mbledhjes ku ishte duke raportuar ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.
Gjyshinca ka pretenduar se ishte sulmuar fizikisht nga deputetët e LDK-së.
Këtu janë pamjet e incidentit të publikuara nga kamerat e sigurisë së Kuvendit të Kosovës.
- Advertisement -