5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Zemaj: Ne as nuk e lejojmë e as nuk e ndalojmë faljen e namazit të Kurban Bajramit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se Qeveria e Kosovës as nuk e ndalon e as nuk e lejon faljen e namazit të Kurban Bajramit këtë të premte, më 31 korrik 2020, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Zemaj thotë se qeveria ka sjellë rekomandime e vendime me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

“Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja që janë analizuar me ditë të tëra. Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja jep rekomandime, Qeveria merr vendime ndërsa organizimet fetare ju takojnë krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ne as nuk ndalojmë as nuk lejojmë falje të çdo riti fetar. Kemi sjellë rekomandime e vendime për të ruajtur shëndetin. I kemi ndaluar të gjitha aktivitetet publike, qofte edhe ato private, vetëm për ta ulur numrin e ta zhdukim pandeminë”, tha Zemaj para gazetarëve.

Në anën tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës thotë se do të lejohet falja e Kurban Bajramit, pasi sipas drejtuesve të kësaj bashkësie, vendimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me festën e së premtes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit