1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ankohet deputeti pro serb: Ai kaçurreli Abazovic u paraqit si ‘hero i serbëve’ e tani nuk lejon përfaqësues serbë në Kuvend

Rekomandime

Një prej liderëve të partisë pro-serbe Fronti Demokratike, Milan Knezevic u ankua për diskriminim sot ndaj serbëve dhe u qa për nismën e shkarkimit të kryetarit të kuvendit malazez Aleksa Becic.

Knezevic që jo për herë të parë përmend si faktor përçarës dhe fajëson për mashtrim dhe komplot të rrëzimit të qeverisë Dritan Abazovic njejtë bëri edhe sot. Sipas tij është e qartë se ka ujdi me partinë e presidentit malazez Milo Djukanovic për të zëvendësuar Becic.

- Advertisement -

“Është e qartë se është ujdi me DPS nëse deputetët e URA’s do të votonin për zëvendësimin e Becic, ndryshe partner i koalicionit ” tha Knezevic për televizionin serb TV Prva.

Ai u pyet nga televizioni serb se kush na qenka armiku i Malit të Zi, Knezevic nuk hezitoi se janë ata që sipas tij kanë shkelur vullnetin e qytetarëve.

“Dritan Abazovic ishte shpallur hero i serbëve që do të mbronte gjuhën serbe…ky është ai djali kaçurrel që në mediat serbe paraqitej si hero kombëtar. Tani do të dëshiroja që mediat të vërejnë se pikërisht ai djali kaçurreli nuk po lejon që përfaqësuesit politik të popullit serb në Mal të Zi të jenë në qeverinë e re pasi konsideron se ne si serbë nga Mali i Zi do të rrënojmë integritetin dhe sovranitetin e tij” tha Knezevic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit