5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ankohet mitrovicasi: Shërbeva 15 vjet, disa edhe në Gjermani, por s’e merituakam të punoj në Spitalin e Mitrovicës

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar listën e kandidatëve që janë pranuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Lidhur me këtë ka pasur shumë ankesa nga mjekët e aplikuesit që kanë shprehur dyshime për ndikime në rezultat. Astrit Behrami i cili kishte aplikuar për infermier tha për “Jepi zë” se e gjeti veten në listën e të papranuarve.

- Advertisement -

Behrami tha se edhe pse ka rreth 15 vjet përvojë, disa prej të cilave në Gjermani, prapë nuk po e merituaka një vend pune në këtë spital.

“Me këtë rast, dua të potencoj faktin se përveç përvojës sime në infermieri, rreth 15 vjet shërbim, po ashtu, edhe përgatitjes profesionale dhe trajnimeve, disa prej të cilave në Gjermani, prap nuk po e merituakam një vend pune në këtë spital! Paradoks”, ka shkruar Behrami.

Mesazhi i plotë i tij:

- Advertisement -

Paradoks i llojit të veçantë!

Në konkursin për infermier, referuar rezultateve të fundit, të dala nga Spitali i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, unë gjendem në listën e të papranuarëve.

- Advertisement -

Edhe pse, i jam nënshtruar konkursit dhe kam plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara, bazuar edhe në arritjet e mia profesionale edhe në performancën e treguar gjatë procesit të rekrutimit, si gjatë testimit me shkrim, po ashtu edhe në përgjigjet në intervistën me gojë, nuk i paskam marrë pikët e nevojshme për ta pasur një vend pune, aty ku e meritoj. Absurde!!!

Në vazhdën e padrejtësive të mëdha që po bën pushteti, prap e gjeta veten në një padrejtësi! Karvani i padrejtësive sa shkon e rritet! Padrejtësisht!!!

Me këtë rast, dua të potencoj faktin se përveç përvojës sime në infermieri, rreth 15 vjet shërbim, po ashtu, edhe përgatitjes profesionale dhe trajnimeve, disa prej të cilave në Gjermani, prap nuk po e merituakam një vend pune në këtë spital! Paradoks!!!

Përgjatë karrierës sime kontributin tim e kam dhënë në shumicën nga Spitalet private në Kosovë. Tash e dhjetë vjet, unë shërbej në Spitalin Amerikan të Kosovës, aty ku vlerësohet e çmohet puna dhe kontributi im.

Ndërkaq, e gjithë kjo përvojë, ky kontribut, e ky angazhim, tashmë dekadësh nuk mjaftuakan, që unë ta kem një vend pune, ku do mund të kontribuuoja mjaftueshëm, në interes të përgjithshëm qytetar. Paradoks!!!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit