8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Antalia shndërrohet në ferr për Serbinë, 6 shtete ia tregojne vendin per Kosoven

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka kryesuar delegacionin nga Kosova në Samitin e Evropës Juglindore në Antalia, ka treguar për përpIasjet që kishin me Serbinë në seancën e sotme.

Ajo ka thënë se Serbia ka shkelur parimet e bashkëpunimit atë të gjithë përfshirjes dhe barazisë në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Turqi.

- Advertisement -

Pacolli ka akuzuar Serbinë se fjala e tyre ishte e papranueshme dhe fyese ndaj të gjitha shteteve pjesëmarrëse. Si shenjë proteste ndaj qasjes destruktive, Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia nuk i duartrokitën Serbisë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pacollit në Facebook:

Sot nuk kishte duartrokitje për Serbinë!

- Advertisement -

Sot në seancën plenare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Antalya në Turqi, Serbia shkeli parimet e bashkëpunimit atë të gjithë përfshirjes dhe barazisë. Fjala e Serbisë ishte e papranueshme dhe fyese jo vetëm ndaj Kosovës por të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse. Serbia para të gjitha shteteve tregoi se nuk është e gatshme për bashkëpunim rajonal sepse akoma udhëhiqet nga njerëz që dikur ishin pjesë e qeverisë së Millosheviçit. Turqia, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia në notë proteste nuk i duartrokitën Serbisë dhe qasjes së saj destruktive.

Unë, në cilësinë e Kryesuese dhe në emër të Delegacionit nga Kosova kërkova t’i përgjigjem Serbisë.

- Advertisement -

Deklarimi im:

Dje iu drejtova në gjuhën angleze por tani po zgjedh t’iu drejtohem në gjuhën shqipe në gjuhën të cilën shteti serb me dekada është përpjekur ta shuan. Ne anëtarët e delegacionit të Prishtinës që jemi prezent sot, dua të ju njoftoj, se ne e kemi parë vdekjen me sy kur ushtria serbe ka sulmuar pamëshirshëm Kosovën. Ne ishim fëmijë atëherë. U detyruam të ikim nga shtëpitë tona. Serbia ka vr.arë të afërmit, shokët e shoqet tona. Ka msakruar fëmijë e gra. Serbia ka dhu.nuar mbi 20.000 gra.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila iu drejtua me një fjalë rasti sot në këtë Asamble ka pasur mundësi të drejtohet me një gjuhë tjetër ndaj Serbisë. Ajo ishte 13 vjeç kur në trupin e saj u shkrepën dhjetëra pIumba. Ajo mbijetoi përkundër se në trupin e saj të njomë kishte 16 pIumba. Por, ajo zgjodhi gjuhën e bashkëpunimit.

Për ne është vështirë të ulemi e të flasim për bashkëpunim me Serbinë e cila na ka vr.arë e msakruar dhe akoma nuk ka kërkuar falje për atë që ka bërë. Por, ne kemi zgjedhur gjuhën e bashkëpunimit sepse besojmë që rruga jonë e vetme drejt të ardhmes është përmes bashkëpunimit.

Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse për reagimin që patët karshi gjuhës së papranueshme të Serbisë e cila shkeli parimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjes.

Ne zgjodhëm që këtu të mos përmendim padinë që do të bëjë shteti i Kosovës ndaj Serbisë për gjenocidin që ka bërë në Kosovë. Ne e njohim shumë mirë Serbinë ashtu siç e njeh edhe Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia.

Sjellja e Serbisë ishte një dëshmi e mirë për të gjithë ju që jeni prezent në këtë takim për të kuptuar se kush është për bashkëpunim rajonal, për avancim e për respektim të njëri-tjetrit e kush është kundër bashkëpunimit dhe minon çdo nismë të mirë rajonale.

Prandaj, duhet ta kuptojmë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me njëri-tjetrin që ta ndalim qasjen destruktive të Serbisë.

Ne duhet të bashkohemi për paqe e zhvillim. Serbia duhet të ndryshoj e të kërkoj falje për gjenocidin që ka bërë në Kosovë dhe Bosnje si dhe për vlktimat në Kroaci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit