Anthony Joshua do të përballet sonte me bokserin bullgar, Kubrat Pulev.Do të jetë një mbrëmje e madhe e boksit, ku të dy bokserët do të tentojnë që në Londër ta marrin fitore.
Kjo ndeshje ishte paralajmëruar që të zhvillohet në qershor, por kushtet pandemike ndikuan që ky meç të shtyhet.
Tashmë duket gjithçka gati për meçin e madh, ku rripat e brezit të artë dhe ringu janë në pritje për dyshen, Joshua – Pulev.
Meçi pritet të zhvillohet rreth orës 23:00.