1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Antoneta rrëfen ngjarjen e frikshme në Serbi: Mendova se do përfundoja prostitutë, pash horror me sy

Rekomandime

Konkurrentja e rubrikës “Përputhen”, Antoneta ishte e ftuar sot në emisionin “Pop Culture”, ku gjatë intervistës me Dojna Memën ka treguar për udhëtimin e saj në Serbi. Antoneta u shpreh se ka parë horror me sy pasi ndodhej në një autobus vetëm me serbë e të gjithë po flisnin për të dhe shoqen e saj.

- Advertisement -

“Kam bërë një udhëtim në Serbi me autobus me shoqet e mia dhe një nga vajzat na i ndaluan në kufi. Ishim në autobus vetëm me serb, të cilët po na shanin ne për vonesën dhe thonin vetëm “albanski, albanski”. Ishte ora 12 e natës, dhe në autobus ishte vendosur një film horror dhe ishte e frikshme teksa tē gjithë po flisnin për ne. Ne nuk kishim një numër kontakti të personit që do na priste se ne do ndalonim në mes të rrugës dhe nuk merreshim dot vesh sepse asnjë aty nuk dinte anglisht. Vetëm një person dinte, i cili sapo tha që do na ndihmonte filloi të fliste vetëm në telefon u bë situatë shumë e pakëndshme ne nuk e dinim ku do përfundonim, shoqja ime filloi te lutej dhe unë po mendoja: Antoneta ti gjithë kjo vajzë prindërit e tu u sakrifikuan dhe ti nuk mund të përfundosh prostitutë”, tregoi Antoneta .

E pyetur nga Dojna Mema pse e ndërmori këtë udhëtim dhe ç’donte në Serbi, Antoneta u përgjigj: “Shkova për një trajnim, ku mblidhen studentë nga vende të ndryshme të Europës. Por edhe për të ulur barrierat dhe për të krijuar afrimitet mes Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës”.

“Kur arritëm atje, ajo vajza që na priti me një makinë shumë të vogël, 3 veta dhe 4 valixhe, u ngjeshëm, por nuk pyetëm fare. Ishim aq të frikësuara, por edhe të lumtura që shpëtuam”, tregoi Antoneta.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit