8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kujdes, Kosova ka 189 raste aktive me koronavirus

Rekomandime

Edhe tetë raste me koronavirus janë konfirmuar dje në Kosovë.

- Advertisement -

IKSHP ka bërë të ditur se nga ky numër i përgjithshëm, tri raste vijnë nga Prishtina, dy nga Gjilani, dy nga Mitrovica dhe një nga Obiliqi.

E bazuar në numrin e përgjithshëm dhe statistikat e deritanishme, Kosova ka edhe 189 raste aktive me COVID-19.

Deri sot, nga analizat e bëra nga laboratore janë konfirmuar gjithësej 870 raste, 653 të shëruar e 28 të vdekur.

- Advertisement -

Statistikat e lartëpërmendura vijnë pas gjithsej 9 mijë e 734 personave të testuar.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit