11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Anulohen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës

Rekomandime

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit të premten ka vendosur lidhur me garat e parapara të zhvillohen në vazhdim të vitit. Shumë prej garave janë anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit.

- Advertisement -

Janë anuluar edhe ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”. Hendbollistet tona është dashur të luajnë katër ndeshje në javën e parë të qershorit, por nuk do t’i luajnë ato. Kosova është dashur t’i luaj dy ndeshje me Bjellorusinë e nga një me Gjermaninë e Slloveninë.

Në shtator Kosova kishte luajtur në udhëtim me Slloveninë dhe në Prishtinë me Gjermaninë. Fillimisht është dashur që në mars të luhen dy ndeshje me Bjellorusinë e në fund të majit edhe me Slloveninë e Gjermanië. EHF-ja ndërkohë vendosi që të gjitha katër ndeshjet të luhen në formë turneu në javën e parë të qershorit. Por të premten vendosi të anuloi plotësisht këto ndeshje.

Në Evropian nga grupi i Kosovës do të luajnë Gjermania e Sllovenia.

- Advertisement -

“Katër raundet e mbetura të kualifikimeve për Euro 2020, janë anuluar. Duke u bazuar në rangimin në Euro 2018, këto kombëtare do të garojnë në Evropian: Franca, Rusia, Holanda, Rumania, Suedia, Hungaria, Mali i Zi, Gjermania, Serbia, Spanja, Sllovenia, Polonia, Çekia, Kroacia. Norvegjia e Danimarka janë kualifikuar si nikoqir. Shorti për Euro 2020 do të tërhiqet më 18 qershor në Vjenë’, ka njoftuar EHF-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit