11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Anxhela Peristeri mahnitë në finalen e “Eurovision 2021” dhe falënderoi në shqip

Rekomandime

Anxhela Peristeri ka perfomuar e dyta në finalen e madhe të “Eurovision Song Contest 2021” me këngën “Karma”.

- Advertisement -

Festivali më i madh i këngës, në kontinentin europian, po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë.

Garën e hapi Qipro ndërsa 26 vende garojnë për çmimin e madh.

Në faqen zyrtare të Eurosongut janë publikuar disa sondazhe nga artistë të ndryshëm, si dhe pollet nga publiku.

- Advertisement -

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonnan, Selena Gomez, Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional.

TOP 10-shen e tij e kryeson Shqipëria.

- Advertisement -

“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua! Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocellin. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karman”.

Ndërsa Zvicrën, që përfaqësohet nga këngëtari shqiptar, Gjon Tear’s me këngën “Tout l’Univers” e vendos në vendin e tretë.

“Melodi shumë aventureske, kënduar nga një tenor i bukur, ‘felsetto’ e fortë”, shkruan producenti.

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, i cili do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit