12.1 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Aowa dhe Kosova, miqësia që mposhti distancën

Rekomandime

Filloi si bashkëpunim ushtarak midis Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, por sot miqësia mes këtij shteti amerikan dhe Kosovës është shumë më e thellë. Arsimi, ekonomia, siguria dhe drejtësia janë vetëm disa nga fushat që këto dy shtete kanë partneritet.

- Advertisement -

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds tha se nëse krahason popullin e Ajovas dhe atë të Kosovës, dallimet janë krejtësisht të vogla. Të përbashkëtat e dy popullatave po bëjnë që miqësia të jetë e qëndrueshme, ndonëse distanca mes tyre është shumë e madhe.

Shtetin e Ajovës dhe Kosovën i ndajnë rreth 8 mijë e 500 kilometra. Por distanca nuk ishte aspak problem për një dyqan vere në qytetin Johnston të këtij shteti amerikan. Tash e një kohë, në “Wine Styles” shitet një verë e prodhuar në Kosovë.

Pronari i dyqanit, Allan Graham thotë se klientët e tij, veç shijes së verës “Stone Castle” mësojnë shumë edhe për vendin ku prodhohet ajo.

- Advertisement -

“Jo shumë njerëz e dinë që vera vjen nga Kosova, prandaj ajo që më pëlqen të bëj është t’u ofroj një kampion të verës pa u thënë gjë për origjinën e saj dhe pres reagimin, i cili gjithmonë është shumë pozitiv. Klientët mbesin të shtangur kur kuptojnë se çfarë është dhe prej nga vjen. Pastaj interesohen të dinë më shumë për vendin nga vjen kjo verë. Mendoj se nëse u thua se nga vjen para se ta provojnë atë pritjet janë tjera. Pastaj ka shumë njerëz që thonë se mendova se kjo verë ishte nga Kalifornia”, thotë pronari i dyqanit Allan Graham.

Ky bashkëpunim erdhi si rezultat i një raporti të veçantë partneriteti që Ajova dhe Kosova kanë nga viti 2013, kur dy shtetet nënshkruan marrëveshjen e shteteve simotra.

- Advertisement -

“Është rritur fuqishëm në fusha të ndryshme, marrëdhënia dhe mundësitë për të punuar bashkë në arsim, bujqësi, ushtri, polici, zbatim të ligjit dhe vazhdojmë të bashkëpunojnë dhe të gjejmë mënyra të reja bashkëpunimi”, thotë guvernatorja e shtetit të Ajovas, Kim Reynolds.

Fusha më e fortë e bashkëpunimit vazhdon të jetë ajo e ushtrisë. Vetëm javën që shkoi në Ajova qëndruan për 10 ditë katër pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të trajnimit për reagim në raste të katastrofave natyrore.

“Sigurisht ka qenë një kohë e shkurtër, mirëpo ndikimi i këtij ushtrimi është shume i madh. Dhe ky ushtrim është jashtëzakonisht i vlefshëm për neve si një forcë e re në Ballkan”, thotë Drilon Rama, Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit