Apel për ndihmë, 43 vjeçari pa asnjë familjar jeton mes mbeturinave në një barak në Prishtinë!

0
106

Tejet i rëndë duhet të ketë qenë momenti për B.Th, derisa ka vendosur të strehohet në një barak të shkatërruar në Ulpianë.

43 vjeçari me prejardhje nga Rahoveci vazhdon të përballet me kushtet e tmerrshme të jetesës, shëndetin e dobët … e ndihmën që deri më tani pak kush ja ofroi.

Afër vetës ka vetëm disa batanije, me të cilat ngrohet sado pak …
Mësohet se personi në fjalë ka plotë 2 javë që ditën e natën e ka pritur në këtë ambient të neveritshëm, i cili ngjason në një deponi mbeturinash, shkruan Indeksonline.

Numri kontaktues për të gjithë ata persona që shprehin vullnet ta ndihmojnë këtë person 044 31 00 32
B.TH i cili njërën këmbë e ka të amputuar, nuk është i martuar dhe fatkeqsisht nuk ka as edhe një person të vetëm që do të llogariste në të.