12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Apetitet e Erdoganit për ishujt grekë, i kundërpërgjigjet Athina

Rekomandime

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, iu është kundërpërgjigjur Turqisë mbi pretendimet e saj për ishujt grekë në detin Egje.

Dendios në një konferencë për media ka thënë se është e çuditshme se si Turqia që është anëtare e NATO-s në kohët kritike si kjo në tensionet me Rusinë, ka provokuar Greqinë një tjetër anëtare të NATO-s.

- Advertisement -

“Në këtë kohë kritike, në një kohë kur solidariteti duhet të tregohet në çdo formë, është mëse e çuditshme që Turqia, anëtare dhe aleate e NATO-s, vendosi të ndërmarrë një sërë veprimesh provokuese dhe të paligjshme kundër një shteti tjetër anëtar, Greqisë”, ka thënë Dendias.

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në një nga intervistat e fundit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se deklaratat e Cavusoglut lidhur me sovranitetin mbi disa ishuj të Greqisë janë kundërproduktive.

- Advertisement -

“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj është i padiskutueshëm. Turqia duhet ta respektojë, të përmbahet nga provokimet”, ka shkruar Stano në Tëitter, duke publikuar një deklaratë zyrtare të BE-së për këtë çështje.

“Komentet e Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë të fundit, duke kundërshtuar sovranitetin e Greqisë mbi disa nga ishujt e saj, janë kundërproduktive dhe kundërshtojnë përpjekjet për de-përshkallëzim në Mesdheun Lindor të kërkuara në Konkluzionet e Këshillit Evropian nga 23 marsi dhe 24-25 qershori 2021”, thuhet në reagimin e BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit