0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Arabët morën Durrësin, BE kërkon sqarim nga Shqipëria: Jemi në dijeni

Rekomandime

Bashkimi Europian kërkon sqarime nga Shqipëria për dhënien me koncesion të Portit të Durrësit, për arabët e Emaar Grup. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero Hernandez, thotë se BE është në dijeni të marrëveshjes së shtetit shqiptar me arabët.

- Advertisement -

Pisonero, ka thënë se BE kërkon nga Shqipëria sqarim për këtë marrëveshje, nëse ajo është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

“BE është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime në mënyrë që të vlerësojnë pajtueshmërinë e marrëveshjes me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit midis BE dhe Shqipërisë”, ka thënë zëdhënësja e KE.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit