10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Leopardi” i UÇK-së që ndërroi jetë sot, u ftua si dëshmitar në Speciale, ja çfarë tha kur e thirrën

Rekomandime

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka ndërruar jetë sot.

- Advertisement -

Lajmin e ka dhënë Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ish-komandant i UÇK-së.

Para katër muajsh, Gjykata Speciale e kishte ftuar Xhavit Elshanin në cilësinë e dëshmitarit. Përmes një postimi në Facebook, Elshani, i njohur nga bashkëluftëtarët si “Leopardi”, kishte thënë se dy persona ia kishin çuar fizikisht ftesën në shtëpi.

“Desha të njoftoj opinionin, miqët, shokt dhe bashkluftetaret se sotë më dat 09. 11. 2019 në ora 17:50 kam marr ftes për tu paraqit në Hagë në cilësin e dëshmitarit! Ftesën e kam pranuar fizikishtë në shtëpinë time nga dy persona zyrtar të tribunalit të Hagës!”, kishte shkruar Elshani.

- Advertisement -

Ai kishte thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se do të dëshmonte në Hagë për pastërtinë e saj.

“I bindur se Iufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme dhe si të tillë askush nuk mund ta mohojë e aq më pak ta denigroj. Do të dëshmoj për pastërtin e saj si e vetmja rrug per lirin e Kosovës!”, kishte shkruar Elshani.

- Advertisement -

Zafir Berisha ka thënë se lajmi për vdekjen e “Leopardit” është i rëndë, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij.

“I rend lajmi per vdekjen e mikut dhe bashkeluftetarin e UÇK-se Xhavit Elshani-Leopardi,Ngushellime familjes Elshani dhe gjithe luftetareve qe ndahen fatin e tyre dhe Kosoves gjate luftes!I lehte i qofte dheu i Kosoves qe e deshi shume”, ka shkruar Berisha. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit