2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arabia Saudite synon të mbjellë 40 miliardë pemë në shkretëtirë për një arsye

Rekomandime

Arabia Saudite synon të mbjellë 10 miliardë pemë në dekadat e ardhshme si pjesë e një fushate ambicioze për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për të luftuar ndotjen dhe degradimin e tokës, e po ashtu edhe 40 miliardë pemë shtesë në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme.

“Iniciativa e Gjelbër Saudite” synon të reduktojë emetimet e vendit duke gjeneruar gjysmën e energjisë së tij nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. Masa u përkrah nga sundimtari i Arabisë Saudite, Princi i Mohammed bin Salman.

- Advertisement -

Salman tha se Arabia Saudite synon të reduktojë emetimet e saj të karbonit duke gjeneruar 50% të energjisë së vendit nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030. “Mbretëria, rajoni dhe bota duhet të shkojnë shumë më larg dhe më shpejt në luftimin e ndryshimeve klimatike,” tha Princi Mohammed.

Riadi do të punojë gjithashtu me shtetet e tjera arabe për një Iniciativë të Gjelbër të Lindjes së Mesme për të mbjellë 40 miliardë pemë shtesë, të cilat princi tha se do të ishin programi më i madh në botë i ripyllëzimit, shkruan DNA.

Përndryshe, Arabia Saudite është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara, duke zënë rreth 12 për qind të prodhimit global.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit