7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arbana Xharra e ka mik vëllaun e Mimoza Kusarit, tregon detaje për të

Rekomandime

Gazetarja Arbana Xharra, përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me linqimet që Ylber Kusari po merr për shkak të martesës së tij me një indian.

Ajo tregon që Ylberin e ka pasur në gjeneratë në Gjakovë dhe se i njejti është dallur për zgjuarsin e tij duke vazhduar kështu studimet jashtë Kosovës.

- Advertisement -

Xharra thotë që të gjith ata komentues drejt Ylberit, bëjën jetë të dyfishtë në vend pasi kanë frikë të tregojnë orientimin e tyre sek*sual.

Ndër të tjera ajo shprehet me keqardhje për të gjith këta persona që po ofendojnë vazhdimisht.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Duke qenë se e kam provu në lekurë time linçimin publik, sot dua të shkruaj pak rreshta për Ylber Kusarin një mik i imi të cilin ka shumë kohë që nuk e kam takuar, fotot nga martesa e të cilit po shpërndahen me një gjuhë të tmerrshme në rrjete sociale. Me Ylberin kemi qenë një gjeneratë në Gjakovë, një djalë i ngritun me shumë edukatë një prej nxënësve më të mirë, i cili shumë herët vazhdoi studimet dhe jetën e tij jashtë Kosovës. Ai po linçohet me gjuhën më të poshtër të mundshme për orientimin e tij sek*sual dhe martesën që ka bërë me një indian duke ju referu me RAClZEM, ndërkohë që asnjë media nuk e përmend faktin që ai është mjek kanadez. Jam 💯 % e sigurt që ka shumë prej komentuesve të cilët po shprehen me mllef të cilët e mbajnë fshehtë orientimin e tyre sek*sual, përndryshe do të donin të ishin në vend të Ylberit. Prej që ekziston njerëzimi, ekzistojnë orientime të ndryshme sek*suale, gay e lesbejka sikurse në gjithë globin ka edhe shqiptare. Sulmi virtual ndaj Ylberit është shumë më i ashpër e më i poshtër sesa ndaj burrit që rrahu gruan grushta në market. Pra gjuha na definon edhe kulturën e shoqërisë sonë, tregon se kush jemi ne. Zërat që vijnë nga ndikimet fetare; musliman, katolik, protestant…duhet të iu rikujtojmë që nëse besoni në Zot atëhere duhet ta dini se të gjithë janë krijesa të tij. Më vjen keq për shumë persona në Kosovë që duhet të bëjnë jetë të dyfishtë nga frika e ekspozimit të orientimit të tyre seks*ual. Ylberi në fund të fundit, sot jeton shumë më mirë e me më perspektivë se shumica e atyre që presin me iu ardhë rryma e me shkru një status plotë mllef e urrejtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit