15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Arbana Xharra: Më shumë kam pasur unë takime në SHBA se sa presidentja e kryeministri

Rekomandime

Gazetarja Arbana Xharra ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se më shumë ka zhvilluar takime ajo si gazetare sesa Osmani e Kurti që janë në krye të institucioneve.

Madje, ka thënë se ka pasur audienca disaorëshe, e “jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime”, duke aluduar kështu për takimin e Osmanit dhe Kurtit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ish-presidentin Bill Cliton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.

Sipas saj, ka një “arsye aktuale” pse nuk po u mundësohen takime Kurtit e Osmanit.

- Advertisement -

“Pa modesti: Gjersa punoja si gazetare në Kosovë dhe poaq tash sa jam në Amerikë kam pasë proporcionalisht shumë më shumë takime me personalitete e institucione se sa kryeministri dhe presidentja aktuale. Takime, jo duke ua zënë udhën korridoreve njerëzve nëpër varrime, por audienca disaorëshe. Tash pyetja pse nuk u bëhet e mundur një gjë e tillë, sidomos kur kemi parasysh se amerikanët Kosovën e konsiderojnë projekt të vetin. Nuk besoj se administrata amerikane hakmerret për kohën gjersa këta ishin në opozitë. Diçka aktuale është arsyeja. Çka nuk u pëlqen SHBA-ve në zhvillimet politike aktuale në Kosovë? Një vetanalizë nuk do t’i bënte keq këtij pushteti. Pse nuk jeni të denjë? Çka ndodhi?”, ka shkruar Xharra.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit