12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Arben Gashi i reagon ashpër Isa Mustafës: Tjerat i flasim me kohë

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar ish-liderit të tij, Isa Mustafa, për atë se a kanë kërkuar zyrtarë të SHBA-së, shkarkimin e Qeverisë Kurti I.

Gashi, ka thënë se asnjëherë nuk do të ketë dy të vërteta për të njejtën gjë.Madje, Gashi ka shtuar se për të tjerat flasin me kohë.

- Advertisement -

“E verteta eshte nje dhe asnjehere nuk ka dy te verteta per te njejten gje” – miqesi e perjetshme me SHBA dhe perjetesisht me te verteten. Tjerat i flasim me kohe!”, ka shkruar Gashi.

Ditë më parë, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nuk ka qenë kërkesë e SHBA-së për ta shkarkuar Qeverinë Kurti.

Në një shkrim të tij, Mustafa tha se asnjëherë nuk ka qenë kërkesë e Richard Grenell, shkarkimi i Qeverisë Kurti I.

- Advertisement -

“z. Grenell si përfaqësues i Presidentit të SHBA-ve për Kosovën (jo si emër i përveçëm) ka kërkuar nga ne që të hiqet tarifa e vënë nga Qeveria Haradinaj dhe që kjo tarifë të mos zëvendësohet me reciprocitetin, për ti dhënë shanse bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe dialogut.

I kam shkruar z. Kurtit në atë kohë se nëse nuk respektohen kërkesat amerikane për tarifat dhe nuk bashkëpunohet me SHBA-të si partner strategjik atëherë LDK, posa të kalojë faza e COVID-it, do të del nga Qeveria.

- Advertisement -

Jo se do ta rrëzojë Qeverinë por DO TË DEL NGA QEVERIA KURTI. Qëndrimi në një Qeveri të tillë e cila nuk bashkëpunonte me SHBA-të ishte i pakuptimtë dhe degradues për LDK-në”

“Kurti e rrëzoi vet Qeverinë me shkeljen e Marrëveshjes së koalicionit, thekson Mustafa në shkrimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit