-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Arben Vitia ia tregon të vërtetën Hashim Thaçit

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka garantuar se futja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, është bërë në koordinim të plotë me ta, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Madje, ministria Vitia tha se jep përgjegjësi publike nëse nuk del kështu siç po thotë ai.

“Ministria e Shëndetësisë ka qenë në koordinim me autoritetet lokale dhe në koordinim me to është marrë vendimi. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta, dhe për çdo gjë unë mbaj përgjegjësi publike nëse nuk është kështu”, tha Vitia.

Ndërsa, presidenti Hashim Thaçi, situatën në veri të vendit është krijuar si pasojë e neglizhencës së Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë”, theksoi Thaçi. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit