7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pacolli bie në kontakt me personin që e ndihmoi policinë ta kapte Dardan Krivaqën, do ta shpërblejë atë

Rekomandime

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka arritur të bie në kontakt me personin që i ndihmoi policisë ta kapte Dardan Krivaqën.

Pacolli gjatë ditës ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që jep informacione që qojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës.

- Advertisement -

Kësisoj, këshilltari i tij, Naim Murseli, ka bërë me dije se Pacolli ka rënë në kontakt me personin që e lajmëroi policinë për ta kapur, Dardan Krivaqën.

Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vr.asësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person, dhe që shpërblimi do t’i paguhet atij. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, ka bërë me tutje ai.

- Advertisement -

Përgjatë së martës, policia ka arritur ta arrestojë Krivaqën në fshatin Dardani në Ferizaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit