8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Si provoi të ikte nga policia dhe si u arrestua Dardan Krivaqa?

Rekomandime

Të martën rreth orës 11 e 30, në fshatin Dardani të Ferizajt, është arrestuar Dardan Krivaqa.

Krivaqa është kapur nga dy policë civilë që kanë qenë jashtë detyrës, duke u ndihmuar edhe nga fshatarët e Dardanisë.

- Advertisement -

I dyshuari ka tentuar të ikte me biçikletën e tij, por pas rrëzimit nga ky mjet, ka vazhduar arratisjen në këmbë, duke hyrë në oborret e shtëpive të këtij fshati, ku në fund edhe është kapur nga policia e fshatarët, në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive, njofton Klankosova.tv

Kujtojmë se policia ka filluar kërkime intensive që nga nata e mbrëmshme, ku thuhet se e kanë parë të dyshuarin por që ky i fundit kishte arritur të ikte.

Informacione më të detajuara lidhur me arrestimin e Dardan Krivaqës, i gjeni nga raportimi i mëposhtëm:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit