9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Arben Vitia tregon se kur fillon vaksinimi kundër koronavirusit dhe se kush ka prioritet t’i marrë ato

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se vaksinimi kundër koronavirusit do fillojë këtë javë në Klinikën Infektive dhe se personeli shëndetësor ka prioritet.

- Advertisement -

Vitia shton se edhe pse po fillon vaksinimi nuk do të thoë se po përfundon pandemia, duhet akoma kujdes.

“Ky kontigjent i vaksinave erdhi nga Covax, ne falenderojmë këto vende. Kaloi më shumë se një vit nga rastet e para, e tani jemi në gjendje të rëndë. Kohë për të humbur nuk kemi, prandaj do fillojmë me dozat e para duke filluar aty ku beteja është më e vështirë, pra në Klinikën Infektive. Edhe pse vaksinimi po fillon nuk do të thotë se pandemisë po i vjen fundi. Duhet të respektohen masat kundër Covid. Duhet që së bashku të ulim numrin e të infektuarve. E kemi për obligim secili respektimin e masave. Kemi filluar punën për sigurimin e vaksinave tjera. Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësorë”, deklaroi Vitia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit