1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arma më e frikshme e Marinës Amerikane në Paqësor

Rekomandime

E lindur në kohën e Luftës së Ftohtë, dhe e “mbushur” me armatime të mjaftueshme për të shkatërruar më shumë se 20 qytete sovjetike njëherësh, “USS Ohio”, nëndetësja më e madhe që Marina Amerikane ka nxjerrë ndonjëherë në det, tashmë nuk i ka më predhat bërthamore.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo mbetet ndoshta arma më e frikshme amerikane në Oqeanin Paqësor. Teksa administrata Biden po i vërteton aleatëve të Shteteve të Bashkuara përkushtimin e saj për të mbrojtur lirinë dhe rrugët e hapura tregtare në “Indo-Paqësor”, e ka bërë këtë duke “dhënë” deklarata force, kryesisht me “asetet” detare ushtarake.

Në dy javët e fundit, Uashingtoni ka dërguar një anije destrojer në Ngushticën e Tajvanit, duke provuar edhe një herë se dëshiron të ruajë vetëqeverisjen e ishullit. E njëjta anije më pas vijoi për në Ishujt Paracel për të sfiduar pretendimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Uashingtoni ka dërguar atje edhe dy aeroplanmbajtëse të mëdha, por me siguri që, ajo që bie më shumë në sy në ato ujëra, është nëndetësja 18 mijë tonëshe “Ohio”. Edhe pse nuk ka më armatim bërthamor, nëndetësja ka një reaktor bërthamor, falë të cilit arrin të lëvizë shpejt për në destinacion.

- Advertisement -

Brenda saj gjenden 154 predha “Tomahawk”, secila me rreth 500 kg lëndë shpërthyese. Por pavarësisht arsenalit “të zhurmshëm”, kjo nëndetëse është një ndër më të “urtat” të ndërtuara ndonjëherë. E projektuar në vitet 1970, porosia për ndërtimin e saj u dha përfundimisht në vitin 1981. Ajo, dhe nëndetëse të tjera të ngjashme me të (në total u prodhuan 17), mbanin secila 24 predha balistike “Trident”. Në teori, njëra prej tyre mund të shkatërronte me një goditje të vetme disa qytete të Bashkimit Sovjetik.

Lufta e Ftohtë ka mbaruar prej 3 dekadash tashmë, por edhe pse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten të larta, nëndetësja është dërguar në Paqësor, pasi aty mundësia për përshkallëzimin e një krize ndërkombëtare është më e madhe. Sipas analistëve ushtarakë amerikanë, “Ohio” është në gjendje të shuajë “zjarrin kinez” para

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit