1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Arma “sekrete” mbrojti Bidenin në Europë, anti-droni që neutralizon gjithcka!

Rekomandime

Forcat belge të sigurisë kishin dy armë të fuqishme në duart e tyre gjatë kohës kur në Bruksel ndaloi presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e turit të tij në Europë.

- Advertisement -

Shefi i Shtëpisë së Bardhë pati një vizitë me princin Philippe të Belgjikës, në pallatin Mbretëror dhe aty u panë policë federal belgë të pajisur me një armë anti-dron që mund të neutralizojë gjithçka, duke nisur që nga përpjekjet kundër jetës së presidentit e deri tek fotot nga ajri, ndërsa bllokon dhe transmetimet që përdorin frekuencat radiofonike me qëllimin të ndërpresë komunikimin mes dronëve armiq dhe operatorëve të tyre.

Thuhet se arma e prodhuar nga kompania australiane DroneShield, mund ta detyrojë një dronë të ndryshojë rrugën e fluturimit e të kthehet mbrapsht nga aty ku u nis, por nuk funksionon ndërkohë mbi mjetet fluturuese autonome të cilat nuk janë të lidhura me kontrollorët e tyre përmes një kanali komunikimi.

Arma australiane është e pajisur me një bateri lituimi që vetë karikohet e po përdoret edhe nga ushtria amerikane, forcat ajrore të SHBA-së dhe shërbimet e inteligjencës.

- Advertisement -

Policët belgë ishin pajisur dhe me një sistem të dytë, të quajtur Skywall Patrol, i cili lëshon predha te vogla duke përdorur ajër të kompresuar. Top Channel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit