11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Armatosja e Serbisë nga Rusia, eksperti britanik tregon nëse rrezikohet Kosova

Rekomandime

Serbia është duke vazhduar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke blerë artileri të rëndë e madje edhe sisteme të ndryshme raketore. Për këtë çështje, përfaqësuesi

Lidhur me këtë çështje  eksperti britanik për çështje që ndërlidhen me sigurinë dhe konfliktet, James Ker-Lindsay thotë se është e kuptueshme që çdo zhvillim në Serbi të shihet si diçka drejtuar Kosovës, megjithatë thotë se këtë problematikë duhet analizuar në një kontekst më të gjerë.

- Advertisement -

“Unë mendoj se ka një tendencë të kuptueshme në Kosovë për të parë gjithçka që po ndodh në Serbi, si diçka që i drejtohet Kosovës. Sidoqoftë, për çështjet e mbrojtjes, unë mendoj se është e rëndësishme që të shikohet në një kontekst më të gjerë rajonal”, ka thënë Ker-Lindsay.

Ker-Lindsay i cili karrierën e tij e ka filluar në organizatën më të vjetër në botë që merret me çështje të sigurisë dhe mbrojtjes (Royal United Services Institute-RUSI), thotë se mbase mund të bëhet fjalë që Serbia po blen armatim për t’u përgatitur për ndonjë lloj konfIikti me Kosovën, por potencon se një gjë të tillë nuk e sheh si objektiv kryesor të Serbisë.

Sipas tij, e vërteta e transaksioneve serbo-ruse, qëndron te rritja e tensIoneve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

- Advertisement -

Përkundrazi, historia e vërtetë këtu është se ka një rritje të tensioneve midis Serbisë dhe Kroacisë. Vitet e fundit raportet e tyre bilaterale janë përkeqësuar. Shumë nga ajo që ne po shohim ka të bëjë me një garë të rrezikshme ar.mësh midis këtyre vendeve. Unë e kuptoj plotësisht pse njerëzit në Kosovë ndihen nervoz për shpenzimet serbe për mbrojtje, por është e rëndësishme që të kuptohet konteksti i plotë i kësaj”, shprehet analisti britanik.

Teksa ka folur për shpenzimet e Serbisë, Ker-Lindsay thotë se është e dukshme që investojnë shumë në mbrojtje krahasuar me vendet të tjera të rajonit, megjithatë thotë se Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe në Stokholm (SPIRI), në shifrat që ka nxjerrë në vitin 2018, tregon që Serbia ka harxhuar 1.9 % të GDP-së për mbrojtje dhe, sipas tij, një shifër e tillë nuk është shumë e lartë.

- Advertisement -

Duhet përmendur fakti që SHBA-ja u ka bërë thirrje shteteve anëtare të NATO-s që të shpenzojnë 2% të GDP-së së tyre në mbrojtje. Pra nuk është problemi se shpenzimet serbe janë shumë të larta, por që vendet tjera të rajonit shpenzojnë shumë pak”, potencon profesori britanik i LSE-së për Express.

Ai thotë se Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut shpenzojnë më pak në mbrojtje sesa objektivi që është 2 % e GDP-së.

Të gjithë shpenzojnë më pak se objektivi 2%. Mali i Zi harxhon 1.5% të GDP-së për mbrojtjen. Shqipëria harxhon 1.3% të GDP-së. Ndërkohë, shifrat e SIPRI tregojnë se Kosova harxhon vetëm 0.8% të GDP-së për mbrojtjen”, tregon Ker-Lindsay.

Megjithatë, ai thotë se nuk do të shohë shpenzime të mëdha të blerjes së ar.mëve në rajon.

Teksa flet për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, Ker-Lindsay thotë se sigurisht që një gjë e tillë është shqetësuese për shumë analistë të jashtëm.

“Blerja e armëve nga Rusia është një problem i vërtetë. Sidoqoftë, është gjithashtu e rëndësishme që kjo marrëdhënie të vendoset në kontekst. Serbia ka realizuar shumë më shumë ushtrime të përbashkëta me anëtarët e NATO-s sesa me Rusinë”, potencon ai.

Në fund, eksperti britanik për çështje të sigurisë, James Ker-Lindsay, thotë se nuk duhet të injorohen shqetësimet që njerëzit kanë për blerjen e armëve nga Serbia dhe rolin e Rusisë në këtë çështje.

Sipas tij, blerja e teknologjisë së përparuar të armëve është një zhvillimi i padëshiruar, megjithatë shton se ka edhe arsye esenciale që të mos ekzagjerohet me shqetësime të tilla.

Kur e analizojmë këtë çështje është e rëndësishme që të kihet parasysh se: ekziston një dinamike në rajon në mes të Serbisë dhe Kroacisë, shpenzimet e mbrojtjes së Serbisë nuk janë aq të larta sa konstatojnë disa dhe që edhe përkundër retorikës dhe raporteve Beograd-Moskë, Serbia në të vërtetë ka bashkëpunim të mirë me NATO-n”, ka përfunduar për Express, profesori britanik i LSE-së dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe mbrojtjen, James Ker-Lindsay.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit