11 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Armë dhe municion u gjet gjatë aksionit në veri, në kërkim edhe një polic

Rekomandime

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar dy persona, dhe një tjetër është në kërkim.

- Advertisement -

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për Reporteri.net se në ketë operacion janë gjetur dhe konfiskuar tri armë dhe municion ndërsa janë të dyshuar tre persona, (2 prej tyre të arrestuar, njëri i dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, kurse tjetrit i është gjetur armë).

“Gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë. Në ketë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se është në kërkim edhe një pjesëtar policor i komunitetit serb.

- Advertisement -

E në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar.

Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

- Advertisement -

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP-në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit