1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Armend Muja arsyeton mungesën e programit të Qeverisë Kurti

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tregon arsyet e vonesës së planit Qeverisës së Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Muja në RTV Dukagjini tha se të premten pritet që të dalë në votim, gjersa shtoi se s’bëhet fjalë për mungesë të programit.

“Me gjasë të premten del në votim. VV-ja ka pasur një program të vetin. S’bëhet fjalë për mungesë të programit. Në të kaluarën Qeveritë kanë zgjatur deri sa janë bërë me muaj të tëra. Qeveria Kurti mund të themi se ka ardhur më së shpejti. Qeveria Kurti ka dashur të jetë e sinqertë me masat që po i propozon. Ne jemi ardhur me një mandat ndryshe. Ky proces ka qenë i kujdesshëm”, tha ai.

Muja tutje shtoi se këtë të premte do ta shihni që ai program është cilësor, me tri tematikat, që sipas tij, do të jenë lidhur me pandeminë COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave, reformat në sistemin e drejtësisë dhe lidhur me gjendjen ekonomike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit