8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Armend Muja: Kurti është kryeministër i popullit, më i pëlqyer nga qytetarët e vendit

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, nuk është përmbajtur që t’i thur elozh liderit dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë ‘Albin Kurti, kryeministër i popullit, nga populli, për popullin’.

Ai e përmendi se në 10 vitet e fundit Kurti ka qenë kryeministri më i pëlqyer nga qytetarët e vendit.

- Advertisement -

“Albin Kurti, Kryeministër i popullit, nga populli, për popullin – Kurti ka regjistruar shkallën më të lartë të knaqshmërisë me punën e Kryeministrit në matjet e opinionit publik që nga viti 2012”, shkroi ai.

Ndër të tjera Muja tha këto të dhëna janë publikuar më herët por që nuk janë publikuar deri më tani, dhe i erdhi radha pikërisht atij që të i bëjë publike këto matje.

“Këto të dhëna të publikimit të tremujorit të fundit të çdo viti 2012-2021 të Pulsit Publik të UNDP/USAID janë bërë publike javë më parë por nuk kanë gjetur mbulueshmëri mediatike”, shkroi ai.

- Advertisement -

Postimi plotë:

Albin Kurti, Kryeministër i popullit, nga populli, për popullin – Kurti ka regjistruar shkallën më të lartë të knaqshmërisë me punën e Kryeministrit në matjet e opinionit publik që nga viti 2012. Këto të dhëna të publikimit të tremujorit të fundit të çdo viti 2012-2021 të Pulsit Publik të UNDP/USAID janë bërë publike javë më parë por nuk kanē gjetur mbulueshmëri mediatike. Të dhënat tregojnë që korrupsioni nuk është më shqetësim kryesor për Kosovën.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit