1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Armend Zemaj kërkon rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka kërkuar rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë për vitin akademik 2020/2021 për arsye të numrit të vogël të mjekëve në Kosovë.

- Advertisement -

Minstri Zemaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë kërkesë e ka bërë për arsye të mungesës së krijuar nga largimi i mjekëve nga vendi dhe numrit  të vogël të tyre për numër të popullsisë.

“ Për arsye se kemi më së paku mjek për numrin e popullsisë, duke qenë të tejngarkuar mjekët me shërbime brenda orarit të punës, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sasisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët, për shkak të mungesave të krijuara nga kuadri që po largohet nga sistemi dhe arsyet tjera, kam kërkuar shtimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë. Këtë kërkesë emergjente ia kam adresuar Ministrit të Arsimit, z. Likaj, tek kryetari i këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës, z. Bajra, tek rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Sahiti dhe tek znj. Manxhuka Kërliu, dekane e Fakultetit të Mjekësisë”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij shtimi i numrit të mjekëve është me interes nacional si dhe  kjo rritje do të mundësonte rritjen e shërbimeve shëndetësore dhe profesionale.

- Advertisement -

“Kjo rritje mundëson rritjen e shërbimeve shëndetësore adekuate dhe profesionale, Zëvendësimin e profesionistëve shëndetësor të moshuar dhe pensionuar, Plotësimin e boshllëkut të krijuar nga ikja e profesionistëve nga vendi, Mundësimin e zhvillimit dhe qëndrimit të tyre në vend, përmes krijimit të kushteve të bërë tanimë nga MSh me dhënien e specializimeve për të gjithë profesionistët”, thuhet tutjë në postimin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit