Arnold “The Cobra” Gjergjaj rikthehet sonte në ring. Ai lufton për titullin “WBF Intercontinental Heavy”
Kundërshtari i tij do jetë gjermani Dominik Vial, një boksier me përvojë, i cili posedon titujt – kampion evropian UBF dhe fitues i titullit GBA.
Vlen të theksohet se ndërmjetësues i Federatës WBF është menaxheri shqiptar, Avdyl Salihu.
Ky event do të zhvillohet në Metro Club të Grand Casino Basel, ku posedon një palestër, e cila mund të pranojë rreth 800 adhurues të boksit, kështu që do jetë një ambient i shkëlqyer për luftën e radhës të Arnold “The Cobra” Gjergjajt.
Gjergjaj tani ka mundësinë e radhës për të fituar një titull më të madh.