21.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Vjen paralajmërimi i SHBA-së ndaj Indisë pas dyshimeve se po e ndihmon Rusinë në Iuftë

Rekomandime

Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Joe Biden ka thënë se SHBA-ja e paralajmëroi Indinë që të mos ketë partneritet shumë ngushtë me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

“Mesazhi ynë për qeverinë indiane është se kostot dhe pasojat për ta nga kalimi në një linjë strategjike më të qartë me Rusinë do të jenë të rëndësishme dhe afatgjata”, u tha gazetarëve të mërkurën drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Brian Deese, raporton BBC.

- Advertisement -

“Ka sigurisht zona ku ne jemi zhgënjyer nga vendimet e Kinës dhe Indisë, në kontekstin e pushtimit,” shtoi ai.

India ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, siç kanë bërë vendet e tjera.

Vendi, të cilin SHBA e sheh si një kundërvënie ndaj fuqisë së Kinës në Azi, është importuesi më i madh i armëve ruse, sipas Bloomberg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit