8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rëndësia e Nord Stream 2, një nga sanksionet më të mëdha që pritet të përballet Rusia

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë ditës së djeshme i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Dontesk, si entitete të pavarura.

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët Iuftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

- Advertisement -

Vendimi i Putinit ngjalli reagime të mëdha anë e mbanë globit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë kanë thënë janë gati të shpallin sot sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent.

Një nga sanksionet më të mëdha me të cilat është kërcënuar të përballet Rusia është ndërprerja e projektit “Nord Stream 2” nëse shteti rus vendos të pushtojë Ukrainën, shkruan BBC.

- Advertisement -

Çfarë është Nord Stream 2?

Nord Stream 2 është një tubacion 1200 km nën Detin Baltik, i cili do të çojë gazin nga bregu rus pranë Shën Petersburgut në Lubmin në Gjermani.

- Advertisement -

Ai kushtoi rreth 10 miliardë euro dhe u përfundua shtatorin e kaluar. Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom vendosi gjysmën e kostos dhe kostot e mbetura u financuan nga një konsorcium evropian i kompanive duke përfshirë OMV (Austri), Wintershall Dea (Gjermani), Engie (Francë), Uniper (Gjermani) dhe Shell (MB).

Nord Stream 2 shkon paralelisht me një gazsjellës ekzistues, Nord Stream, i cili ka funksionuar që nga viti 2011.

Së bashku, këto dy tubacione mund të dërgojnë 110 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit. Kjo është mbi një të katërtën e të gjithë gazit që vendet e Bashkimit Evropian përdorin çdo vit.

Tubacioni Nord Stream 2 mund të transportojë mjaft gaz natyror nga Rusia për të furnizuar rreth 26 milionë familje në Evropë.

Nëse do të funksiononte me kapacitet të plotë, mund të kishte ndikim shumë të madh në uljen e mungesës së gazit dhe çmimeve të larta të energjisë.

Kush e dëshiron Nord Stream 2?

Është e qartë se Rusia dhe Gjermania të dyja e mbështesin projektin, por në Berlin, veçanërisht në sfondin e qeverisë së sapoformuar të përbërë nga tri parti të ndryshme, ka pasur vazhdimisht pikëpamje të ndryshme nëse dhe kur duhet të nisë Nord Stream 2.

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëri shumë për të provuar të kalonte Nord Stream 2.

Gjermania tashmë importon 35% të gazit që i nevojitet nga Rusia dhe ajo mendoi se Nord Stream 2 do të ishte një mënyrë për të marrë shumë më tepër gaz rus të dërguar direkt në Gjermani.

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder iu bashkua Nord Stream 2 në 2016 si anëtar i bordit të tij, duke e mbështetur gjithashtu skemën gjatë kohës që ishte në detyrë.

Si ndikon kriza në Ukrainë në të ardhmen e Nord Stream 2?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua në fillim të shkurtit për të mbyllur Nord Stream 2 nëse Moska pushton Ukrainën.

“Ju premtoj se do të jemi në gjendje ta bëjmë atë”, tha Biden.

Ky do të ishte një problem për Gjermaninë, pasi ajo është klienti i vetëm më i madh i Rusisë për gaz në Evropë dhe ka pritur me padurim furnizimet e reja.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, nuk e përmendi heqjen e Nord Stream 2 si një sanksion të mundshëm përpara misionit të tij të paqes më 15 shkurt në Moskë për të takuar Vladimir Putin.

Megjithatë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock kohët e fundit tha se Gjermania është e gatshme të paguajë “çmim të lartë ekonomik”.

“Ne, Gjermania, jemi të përgatitur të paguajmë një çmim të lartë ekonomik për këtë. Kjo është arsyeja pse të gjitha opsionet janë në tryezë për mua, gjithashtu Nord Stream 2”, u shpreh ajo.

Edhe nëse Nord Stream 2 nuk anulohet për shkak të një pushtimi rus të Ukrainës, ai ende do të vazhdojë të përballet me një pengesë të madhe ligjore.

Rregullatori gjerman ka refuzuar t’i japë licencë operimi sepse firma ruse Gazprom zotëron 50% të aksioneve në tubacionin Nord Stream 2 dhe të gjithë gazin që do të kalonte përmes tij.

Gjermania thotë se i jep Rusisë shumë kontroll mbi furnizimet dhe dëshiron që pronësia e tubacionit t’i kalojë një kompanie tjetër.

Pra gjasat janë të vogla që Nord Stream 2 të nisë furnizimin para verës së këtij viti.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kishte quajtur projektin “armë të rrezikshme gjeopolitike të Kremlinit”.

Duke folur në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, Zelensky u ka kërkuar aleatëve të tij evropianë të vendosin sanksione kundër Moskës.

Ai minimizon mundësinë e një konflikti në shkallë të gjerë me Rusinë, por thotë se është i përgatitur të vendosë ligjin ushtarak nëse kjo ndodh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit