14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Po konkurrojnë për policë, jo për Akademi të Shkencave”- Bekë Berisha kritikon testin për policë

Rekomandime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar largimin e orës policore.

Në seancën plenare, deputeti opozitar tha se ora policore nuk po ndihmon zhdukjen e pandemisë. Sipas tij në emër të këtyre masave, policia po ndal dhe kontrollon gjithë ditën qytetarët për armë pa leje.

- Advertisement -

“Kërkoj largimin e orës policore. Kjo orë policore nuk po ndihmon në zhdukjen e pandemisë, nuk po e ndihmon menaxhimin e mirë të pandemisë. Masat nuk po i respekton askush dhe po e dëmton konceptin e sigurisë publike. Të gjitha vendet i kanë larguar këto masa dhe ne duhet të shkojmë nga ajo. Nuk ka nevojë në emër të masave të pandemisë, policia gjithë ditën ndal dhe kontrollon njerëz për armë pa leje”, tha ai.

Deputeti Berisha kritikoi edhe Ministrinë e Brendshme për testimin për rekrutimin e policëve të rinj.Ai tha se Kosova ka nivelin më të ulët të arsimit në vend, ndërsa në këto teste kërkohet nivel i lartë intelektual. Siç tha ai, djemtë dhe vajzat konkurrojnë për t’u bërë policë, jo akademikë.“Shqetësim tjetër janë testet për rekrutim të policëve të rinj. Ne zyrtarisht kemi nivelin më të ulët të arsimit, kurse në teste kërkohet një nivel i lartë intelektual për të kaluar ato teste. Këta djem dhe vajza po konkurrojnë për policë të Kosovës dhe jo Akademi të Shkencave. Duhet të shikohet pse po bëhet në këtë formë kjo punë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit