16.4 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Aro Muric përjashtohet nga kombëtarja e Kosovës

Rekomandime

FFK ka njoftuar se portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi i ekipit kombëtar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga FFK.

- Advertisement -

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore” – thuhej në njoftim.

Kjo nuk është hera e parë që Muric nuk tregohet i disiplinuar.

Vitin e kaluar në grumbullimin e Kosovës në ndeshjet e tetorit ishin publikuar foto, ku Muric shihej në foto me një vajzë në hotelin ku qëndronte Kosova, derisa kishin festuar edhe me disa pije, në kohën kur koronavirusi ishte prezent.

- Advertisement -

Kosova kështu humb portierin e parë në këto ndeshje, teksa në dispozicion i ka edhe tre të tjerë.

Samir Ujkani, Visar Bekaj dhe Betim Halimi janë portierët tjerë të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit