-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Arratiset” vëllai i Xhafer Tahirit, policia nuk po e gjen pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria?

Rekomandime

IndeksOnline ka raportuar ditë më parë se prej kur Xhafer Tahiri i LDK-së është bërë Kryetar i Vushtrrisë, te ndërtuesit e asaj ane si sekserë kryesorë të tij njihen Salih Tahiri, vëllai i tij, si dhe babai bashkëshortes së tij, Mexhid Përçuku, që të gjithë e quajnë Haxhia.

- Advertisement -

Por, edhe pse ishin përfolur gjithmonë për afera të mëdha korruptive, një gjë e tillë nuk ishte dëshmuar asnjëherë për Xhafer Tahirin dhe familjarët e tij.

Indeksonline ka siguruar një video ekskluzive, ku shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marr para kesh në duar si ryshfet.

Për këtë çështje, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar dje Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e videoincizimit në portalin Indeksonline, publikuar më 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

- Advertisement -

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Ndërkohë, Ballkani.info nga burimet e veta merr vesh se policia nuk e ka gjetur dje në banesën e tij Salih Tahirin për ta investuar dhe se ai nuk është bërë i gjallë që nga dje.

- Advertisement -

“Policia nuk e ka gjetur Salih Tahirin në banesën e tij kur ka shkuar ta merr në pyetje pas urdhrit të Kryeprokurorit të Mitrovicës për nisjen e hetimeve. Duket sikur është arratisur”, ka thënë një burim i Ballkani.info.

Për këtë çështje nuk ka pranuar të flas as zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Po ashtu është tentuar të kontaktohet edhe Xhafer Tahiri, por as ai nuk është përgjigjur në telefon.

Në videon e publikuar shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marrë para kesh në duar si ryshfet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit